English

Heqja e vizave, sot vendimi zyrtar i BE-së

Bruksel, 8 nëntor, NOA – Dita e sotme shënon një moment të rëndësishëm për gjithë Shqipërinë, pasi Komisioni Evropian pritet që të zyrtarizojë vendimin e shumë pritur të liberalizimit të vizave me regjimin Shengen në Evropë.

Konkretisht, do të jenë ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Evropian të cilët do të mblidhen sot në një takim të posaçëm për të votuar pro heqjes së vizave me Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, tashmë të mbetura si dy vendet e vetme në rajonin e Ballkanit Perëndimor që ende nuk kanë përfituar nga liberalizimi i vizave.

Mbledhja pritet që të nisë në orën 10.00 dhe gjithë Shqipëria i ka sytë të drejtuar drejt saj, ku do të diskutohet drafti i Komisionit Europian i cili propozon zhvendosjen e këtyre dy vendeve të rajonit në hapësirën ku qytetarët nuk kanë nevojë për vizë, por vetëm për një pasaportë biometrike.

Ndërkaq, festimet për këtë ditë të shumëpritur për shqiptarët kudo që ndodhen, do janë parashikuar që të zhvillohen të martën në mbrëmje në sheshin “Nënë Tereza”...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE