Durrës, 8 nëntor, NOA – Dy kosovarë janë ndaluar në portin e Durrësit ndërsa kanë tentuar ta kalojnë atë me dokumenta false.
Ngjarja bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA duke konfirmuar se i ndaluari i parë është 30-vjeçari Exhevit Sahiti, banues në Ferizaj të Kosovës.
Arrestimi i tij u bë pasi ishte duke tentuar të udhëtojë në mënyrë të kundraligjshme për në Itali, me një nga tragetet e linjes Durrës-Bari, me pasaportën e tij kosovare, në faqen 5 të së cilës kishte të vendosur një leje qëndrimi gjermane, e cila dyshohet te jetë e falsifikuar.
Ndërsa i ndaluari i dytë është Shefqet Alidemi, 51 vjeç, banues në Zvicër, i cili shoqëronte 20-vjeçaren me inicialet A.J., banuese ne Kosove.
Ai po ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme (me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari) vajzën e re, e cila ishte paraqitur për kontroll me një pasaportë kosovare me gjeneralitete të një shtetaseje tjetër, duke përfituar nga ngjashmëria fizike me të.
n.e/NOA