English

Kryeministri: Na hoqën nga lista e zezë, jemi në listën e bardhë

Tiranë, 8 nëntor, NOA Update – Vendimi për liberalizimin e vizave ndaj Shqipërisë, është akti më i madh i besimit që kanë dëshmuar vendet e Bashkimit Evropian ndaj qytetarëve të saj.

Kështu ka vijuar kryeministri Berisha në fjalën e tij menjëherë sapo ka mësuar vendimin e heqjes së vizave me Bashkimin Evropian.

“Tashmë nuk figurojmë më në listën e zezë, por jemi vendosur në listën e bardhë të Evropës”, tha ai me ngazëllim duke përshëndetur vendimin historik.

Më tej, Berisha ka thënë se ky përbën një mesazh të shkëlqyer, i cili u vjen shqiptarëve nga Evropa dhe kryekëput i merituar për të gjithë ata, që kanë kaluar mundime të tëra nën izolimin e kohëve të shkuara.

“Heqja e vizave është rezultat dhe produkt i reformave më rigoroze të ndjekura nga qeveria”, tha ai më tej, ndërsa përshëndetej dhe u uronte studentëve “Gëzuar” heqjen e vizave me Bashkimin Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE