Angli, 8 nëntor NOA - Këngëtarja britanike Lily Allen, që nuk ka shumë kohë që ka humbur një fëmijë, është shtruar në spital si pasojë e një infeksioni në gjak.
Lajmi është njoftuar nga e përditshmja britanike Daily Mail.
Infeksioni mund të jetë fatal në rast se nuk kurohet në kohë.
Agjenti i këngëtares ka qetësuar fansat e shumtë duke pohuar se Allen po reagon mjaft mirë ndaj kurave.
r.b/NOA