English

Mediu: Importimi i plehrave, hap para sipas direktivave të BE

Tiranë, 8 Nëntor, NOA – Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, raportoi sot para komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuesve, Tregtisë dhe Mjedisit, në lidhje me “Listën e Gjelbër” të mbetjeve të kategorizuara që mund të importohen në Shqipëri për qëllime riciklimi dhe përpunimi.

Duke e argumentuar në fjalën e tij, se vendimi i marrë është një hap përpara në realizimin e standardeve dhe direktivave të BE-së, ministri Mediu cilësoi se ky vendim duhet parë si një frenim i futjes së një game preh afro 400 lloje mbetjesh, trashmë e reduktuar në 55, ndërkohë që importi i tyre do të kontrollohet tërësisht nga strukturat përkatëse dhe do të bëhet vetëm me anë të VKM-ve, që do të dalin vetëm kur importi do të kërkohet dhe importuesi ka realizuar të gjitha kushtet dhe masat e sigurisë, të përcaktuara qartë në ligj.

“Ajo që synohet nëpërmjet politikave të ministrisë dhe objektivave strategjike, lidhet me tre parime kryesore që janë reduktimi i mbetjeve nga burimet që ato gjenerohen, ripërdorimi i mbetjeve dhe riciklimi”, tha ai.

Duke sqaruar se legjislacioni ekzistues krijonte hapësira për importim te pakufizuar te mbetjeve te parrezikshme të përcaktuar në Katalogun Shqiptar te mbetjeve, i cili ka mbi 400 artikuj, ndërkohe që në VKM e fundit janë vetëm 55 produkte që lejohet të hyjnë në vendin tonë.

n.e/NOA

KOMENTE