Indi, 8 nëntor NOA - Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, kanë nisur ditën e dytë të udhëtimit të tyre në Indi në një shkollë në Mumbai, ku kanë kërcyer së bashku me nxënësit.
Pas disa leksionesh që çifti presidencial i ka dhënë fëmijëve në lidhje me ambientin, më pas kanë qenë pjesëmarrës të një kërcimi të tyre.
Michelle është hedhur me entuziazëm në kërcim së bashku me fëmijët, ku më pas ishte dhe vetë presidenti Obama që iu bashkua grupit të kërcimit.
r.b/NOA