English

Papandreu: Greqia, jo me zgjedhje të parakohshme

Athinë, 8 nëntor, NOA – “Populli grek ka treguar se kërkon ndryshime, prandaj ai do të heqë dorë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat ai i përmendi kur foli për humbjen e mundshme të zgjedhjeve lokale”.

Kështu tha kryeministri grek, Giorgios Papandreu, gjatë një fjalimi drejtuar kombit grek, ndërsa është treguar mjaft i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve komunale dhe rajonale.

Në këtë kuadër, ai ka njoftuar vazhdimin me koseguencë të kursit reformues dhe kursyes dhe u ka drejtuar apel partive opozitare dhe partnerëve socialë, që të përkrahin masat e mëdha që janë marrë për të mbrojtur shtetin nga falimentimi.

n.e/NOA

KOMENTE