Tiranë, 8 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 8 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme vendimin e shumëpritur të liberalizimit të vizave me regjimin Shengen në Evropë, nga Bashkimi Evropian që pritet të merret sot në një mbledhje të posaçme të ministrave të tij. Shoqëruar tek pothuajse të gjitha me foton e madhe në faqe të parë, ku paraqiten tabelat e vendosura në mes të Tiranës. Ato paraqesin edhe protestat e zhvilluara dje në Athinë para ambasadës shqiptare, nga ekstremistë grekë.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “VKM, pse u shkarkua Dritan Prifti”, i cili citon faktin sesi kryeministri Berisha ra në dijeni të kontrabandës së naftës vergine, për të cilën më pas u shkarkua edhe ish-ministri i Ekonomisë.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Ushtarakët, lista e aplikuesve për person”, referuar marrjes së pensioneve nga kategoria e ushtarakëve.
“Reportazh/ Ne emigrantët që kalojim kufirin ilegalisht”, është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Test të dënuarve/ Panik në burgje, dy të sëmurë me SIDA”, i cili tregon sesi në burgje do të ndërmerren teste për AIDS pas vdekjes së një të burgosuri.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Zbardhet vendimi i BE për heqjen e vizave, tabela në gjithë Tiranën”.
Por lidhur me heqjen e vizave, në këtë të përditshme do të gjeni edhe opinionin me titullin “Sa mirë me qenë europian/ Nga Edi Lesi”.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe “Libri i Maks Velos: Makthet që përjetova nga egërsia në Spaç”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Sot shqiptarët pa viza, shkelet ligji me tabelat”, i cili tregon sesi Tirana është zbukuruar nga tabelat e vendosura në qendër të saj me rastin e heqjes së vizave.
“Shtator ’90, Berisha shkruante për Qosen dhe Alinë”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje në rubrikën “dossier”.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Përkthyesi gjerman: Azem Shkreli nuk më ka folur kurrë për Ismail Kadarenë”.
“Athinë, ekstremistët protestë te ambasada shqiptare” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Gërdeci, gjykata shpëton Albademilin”, i cili tregon sesi firma e municioneve do t’u shpëtojë gjykimeve civile, ndërsa familjarët e viktimave të Gërdecit kanë dalë kundër kësaj.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Hapen procedurat e regjistrimit për Provimin e Shtetit”.
Ndërsa çështja e projekt-buxhetit për vitin e ardhshëm, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Buxheti 2011, shkelen standardet e NATO-s/ Ushtria merr vetëm 2% nga 6% që duhen”.
“Intervistë me Kosta Barkën/ Riregjistrimi i 5100 pasurive të paluajtshme ka hyrë në një fazë të rëndësishme” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Sot vendimi historik, shqiptarët pa viza në BE”, i cili i referohet vendimit të shumëpritur të liberalizimit të vizave me regjimin Shengen në Evropë, që pritet të merret sot në një mbledhje të posaçme të ministrave të BE-së.
Artikull tjetër i kësaj gazete në këtë kuadër është edhe ai me titullin “Qendra e Tiranës të çon drejt Perëndimit”, si dhe analiza “Nga komunizmi, te lëvizja Shengen”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Incidenti, përplasen dy peshkarexha në Shëngjin, njëra mbytet”.
Ndërsa në rubrikën “shëndet” do të lexoni “HIV-AIDS, këtë vit më pak raste të reja”.
n.e/NOA