Milano, 8 nëntor NOA - Ndeshja e fundit me skuadrën e Barit me sa duket po i kushton shtrenjtë mbrojtësit të Interit, Walter Samuel, i cili do të qëndrojë larg fushave të lojës për një periudhë të gatë kohore.
Mbrojtësi argjentinas, ka marrë një goditje të rëndë në gjurin e tij të djathtë.
Me sa është bërë e ditur nga diagnoza e parë që i është bërë lojtarit flitet se për Samuel sezoni është mbyllur, pasi kohët e rikuperimit janë me të vërtetë shumë të gjata.
r.b/NOA