English

Tirana në delir, eufori dhe gëzim për vizat

Tiranë, 8 nëntor, NOA- Ndërsa mediat televizive kanë përcjellë nga ekranet e tyre për publikun vendimin historik të heqjes së vizave me Bashkimin Evropian, kryeqyteti shqiptar mund të thuhet se ka kaluar në një delir të vërtetë.

Bori makinash që krijonin një zhurmë të madhe, këtë herë aspak shqetësuese dhe njerëz që përshëndeteshin e shprehnin gëzim mes tyre ka qenë gjithë atmosfera e momenteve të para të mësimit të lajmit për heqjen e vizave në rrugët e kryeqytetit shqiptar.

Kuptohet, që gjatë orëve dhe ditëve në vazhdim janë parashikuar festime dhe aktivitete nga më të ndryshmet për të festuar vendimin e madh historik, por ajo ë vihet re në momentet e para ka qenë një eufori kolektive për të gjithë ata që e mësuan atë.

Ndërkaq, rrugët e kryeqytetit shqiptar, që dje janë zbukuruar me një dekor festiv të cilat flasin që të gjitha për një gjë të vetme: Lëvizje e lirë në Evropë!

n.e/NOA

KOMENTE