English

Topalli-Al Sheik: Falenderojmë Arabinë për ndihmën

Tiranë, 8 nëntor, NOA – Shqipëria falënderon Arabinë Saudite për investimet e bëra në vendin tonë gjatë gjithë këtyre viteve të fundit.

Një fakt të tillë, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ia ka shprehur sot gjatë një konference të përbashkët për shtyp, kryeparlamentarit të Arabisë Saudite, Abdullah Bin Muhamed Bin Al Al Sheik, i cili gjendet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.

Kështu, ndërsa i ka cilësuar si mjaft pozitive marrëdhëniet mes dy vendeve tona, Topallika theksuar se Arabia i ka dhënë një ndihmë shumë të madhe Shqipërisë.

Ajo gjithashtu theksoi se vizita e kryeparlamentarit të Arabisë Saudite konçidon me vendimin historik që do të merret sot, për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, duke e cilësuar këtë si n jë fakt pozitiv.

Nga ana e tij, kryetari i parlamentit të Arabisë Saudite, Abdullah Bin Muhamed Bin Al Al Sheik, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend mik i Arabisë Saudite vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve duke theksuar se vizita e tij do të ketë edhe frytet e saj pozitive.

n.e/NOA

KOMENTE