English

Vetëvendosje, tubime në Slivovë e Manastirc të Gjilanit

Gjilan, 8 Nëntor, NOA - Lëvizja Vetëvendosje! organizoi dje dy tubime në dy fshatra të komunës së Ferizajt: Slivovë dhe Manastirc. Në këto tubime ku i pranishëm ishte aktivisti Xhelal Sveçla, nga udhëheqja qendrore e Lëvizjes, qëllimi ishte informimi i opinionit rreth programit politik dhe zhvillimeve të fundit në vend.

Ndër të tjera para vendasve, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje! Xhelal Sveçla, u shpreh “përveç protestave dhe aktiviteteve të ndryshme që kemi pasur, kemi shtuar edhe një metodë, atë dalje në zgjedhje. Tek ne, ekonomia është e bazuar vetëm në tregti, kurse Lëvizja Vetevendosje!, angazhohet për rritjen e subvencionimit të ekonomisë së vendit për ta zëvendësuar importin me prodhimin vendës dhe për ta rritur eksportin”.

Në fund, Xhelal Sveçla u deklarua se ne besojmë në ndryshim, prandaj edhe sllogani ynë është “Zhvillim dhe Shtetndërtim, Bashkë është e mundshme”.

Edhe në këto fshatra u vërejt pakënaqësia e fshatarëve rreth problemeve me qeverisjen e klasës politike dhe me progresin e proceseve të shtet-ndërtimit.

n.e/NOA

KOMENTE