Meksikë, 8 nëntor NOA - Bosi meksikan i trafikimit të lëndëve narkotike Ezequiel Cardenas, i njohur si Tony Tormenta, ka mbetur i vrarë në një dyluftim me armë zjarri me forcat policore të qytetit të Matamoros, në kufi me Teksasin.
Lajmi është bërë i ditur nga televizioni Milenio Tv. Vdekja e Cardenas është një sukses për presidentin Felipe Calderon.
Cardenas ishte vëllai i ish-bosit Osiel Cardenas Guillen, i cili u ekstradua në SHBA në 2007, pasi ndodhej në burgun Meksikan që nga viti 2003.
Uashingtoni zyrtar deklaroi se ofronte 5 milionë dollarë për kapjen e tij, ndërsa në Meksikë 2,5 milionë USD ishte vlera e ofruar.
r.b/NOA