Tiranë, 8 nëntor, NOA – Vendimin për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë e ka përshëndetur edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Eugen Wollfarth.
Në mesazhin e tij drejtuar shqiptarëve në këtë ditë të shumpëpritur ambasadori Wollfarth e ka cilësuar heqjen e vizave si një votëbesim që Bashkimi Evropian i jep Shqipërisë.
"Kjo është një ditë e gëzueshme dhe vërtet historike për të gjithë qytetarët shqiptarë. Vendimi i marrë sot në Bruksel përbën një votë të qartë besimi nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, u shpreh Wollfarth.
Ambasadori Wollfarth shprehu bindjen se çdo qytetar shqiptar do ta përdorë më së miri këtë liri të re, në mënyrë të plotë e të përgjegjshme".