English

Anëtarët e LSI në Fier dhurojnë gjak për të plagosurit

Fier, 9 nëntor, NOA – Ndërsa bilanci i viktimave të aksidentit të djeshëm është nëntë persona deri tani, por ai i të plagosurve 40, anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim i janë përgjigjur thirrjes së kryeqit të Kuq për të dhruar gjak në ndihmë të të mbijetuarve të aksidentit.

Anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Fierit, duke përfshirë tre rrethet që përbëjnë këtë qark, pra në Ballsh, Fier dhe Lushnjë, kanë dhuruar gjak në ndihmë të gjithë të plagosurve, duke e konsideruar këtë jo vetëm një akt human, por një veprim të domosdoshëm solidariteti me të lënduarit e aksidentit.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama shprehu në emër të LSI-së, ngushëllimet dhe dhuimkbjen më të thellë për familjet e viktimave të aksidentit tragjik në aksin rrugor midis Ballshit dhe Tepelenës.

Rama theksoi se në një tragjedi të tillë është domosdoshmëri për të gjitha organet shtetërore zbatimi me rigorozitet i Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe natyrisht, moslejimi apo më saktë rreptësia në zbatimin e të gjitha kërkesave të tij.

Sekretari i LSI-së inkurajoi institucionet shtetërore për të kryer sa më mirë detyrën për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve të të gjithë atyre, që janë të plagosur apo të lënduar.

Ai theksoi solidaritetin e LSI-së dhe dhimbjen për humbjen e jetëve të viktimave, duke garantuar mbështetjen për familjarët në përballimin e këtij momenti të vështirë, për humbjen e njerëzve të shtrenjtë.

mit/NOA
KOMENTE