English

BE: I bëjmë thirrje Shqipërisë që të vazhdojë progresin që ka arritur deri tani

Bruksel, 9 nëntor, NOA/ Irma Toptani – Komisioni Evropian rekomandon që të nisin negociatat me Malin e Zi dhe Shqipërinë për statusin e kandidatit, sapo këto dy vende të kenë plotësuar kriteret, por në veçanti ata duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara në opinionin e dhënë prej tij, në veçanti ato politike të Kopenhagenit.

“I bëjmë thirrje Shqipërisë që të vazhdojë progresin që ka arritur deri tani. Ndërsa sa i përket Malit të Zi, negociatat për anëtarësim duhet të hapen pasi vendi të ketë plotësuar kriteret e Kopenhagenit sa i përket modernizimit të institucioneve, që garanton respektimin e ligjit. Pra KE rekomandon statusin e kandidatit për Malin e Zi”, ka thënë konkretisht gjatë konferencës së tij për shtyp, komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, ndërsa është duke prezantuar opinionet përkatëse për 9 vendet e interesuara për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian.

Duke vijuar më tej lidhur me Kroacinë, ai ka pohuar se negociatat kanë arritur në fazën finale dhe do të përmbyllen kur ajo të ketë plotësuar disa kritere si të drejtat thelbësore, kriretet politike etj.

“Komisioni Evropian do ta japë më vonë vlerësimin e tij final lidhur me negociatat”...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE