English

Berisha: Vërejtjet e raport-progresit të KE, do kthehen në prioritet për qeverinë

Tiranë, 9 nëntor, NOA – Ndërsa i ka dorëzuar raportin e Komisionit Evropian për ecurinë e reformave të Shqipërisë, kryeministri Berisha në prani të drejtorit të Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian, Pierre Mirel, ka mbajtur një konferencë shtypi, gjatë së cilës fillimisht ka vlerësuar vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e vizave me Shqipërinë.

“Përshëndes vendimin historik të Bashkimit Evropian për Shqipërinë pa viza, që plotësoi ëndrrën më të bukur të qytetarëve shqiptarë dhe arritja e tyre më e rëndësishme për liritë dhe dinjitetin e tyre pas rënies së perdes e hekurt në Tiranë”, tha ai.

Duke shtuar se në lidhje me raport-progresin e Komisionit Evropian, qeveria shqiptare ka si traditë që ta shndërrojë atë në një program pune për të plotësuar kërkesat e tij, në interesin më të mirë të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Çka do të thotë se të gjitha mangësitë e shënuara në këtë raport do të shënohen në prioritete të qeverisë sime, gjatë muajve në vazhdim dhe gjatë vitit që vjen”, theksoi ndër të tjera kreu i qeverisë shqiptare.

Duke shtuar më tej se përfiton nga rasti të falenderojë Komisionin Evropian për ndihmën e pakufi ndaj Shqipërisë, për dhjetëra projekte në vazhdim.

“Siç e dëgjuat, komisionari Fyle foli për kredibilitetin e procesit të zgjerimit, çdo gjë mendoj se ne duhet ta meritojmë mbi bazën e reformave të thella dhe të gjithanshme”, tha ai...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE