English

Del në shitje libri i George Bush, "Pikat e vendimeve"

Uashington, 9 nëntor, NOA/ Milena Selimi - Libri “Pikat e vendimeve” i ish- presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, ka dalë të martën në shitje në libraritë amerikane.

Libri pasqyron tetë vitet e jetës së ish-presidentit Bush në Shtëpinë e Bardhë, duke përfshirë tema prej ndërprerjes së konsumit të alkoolit, pastaj reagimin emocional të tij ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, Irakun, dhe politikën e diskutueshme për të zbatuar teknika të ashpra hetimi ndaj të dyshuarve për terrorizëm.

Bush i tha televizionit “NBC”, se njëri nga momentet më të rënda të presidencës së tij ka ndodhur kur ylli i muzikës rep, Kenye West, tha se reagimi letargjik i administratës ndaj uraganit Katrina ka qenë me bazë racore.

m.s/mit/NOA

KOMENTE