English

Fyle: Shqipërisë nuk ia dhamë statusin e kandidatit, vetëm nga ngërçi politik

Bruksel, 9 nëntor, NOA Update - Në rastin e Shqipërisë, mosdhënia këtë herë e statusit të kandidatit për anëtare me të drejta të plota me Bashkimin Evropian, ka patur si arsye kryesore situatën politike të rënduar në vend muajt e fundit.

Ky është përcaktimi i prerë që komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle ka dhënë gjatë konferencës së tij për shtyp në Bruksel, ndërsa prezantonte opinionet për negociatat me BE për 9 vende tëë ndryshme, mes tyre edhe Shqipëria.

“Mosdhënia e statusit për Shqipërinë, ka të bëjë më shumë me situatën politike dhe këtu, nuk bëj asnjë diferencim mes mazhorancës dhe opozitës vendase. Por të dyja palët duhet që të ndajnë përgjegjsinë që kanë. Pra, gjithçka ka të bëjë me situatën politike në muajt e fundit, e krijuar si një ngërç në këtë vend, mes forcave politike”, tha saktësisht Fyle në sqarimin e tij ndaj një gazetareje shqiptare që e pyeti lidhur me opinionin konkret të BE për statusin e Shqipërisë.

“Kësaj here ne jemi më specifikë dhe në opinionin e BE-së janë të sqaruara qartë këto kritere kyçe. Duhet hequr ky ngërç politik që ekziston për muaj të tërë në Shqipëri, dhe bazuar në meritat e secilit vend, vitin e ardhshëm mund të prisni një rezultat pozitiv”, ka vijuar ai më pas lidhur me Shqipërinë.

n.e/NOA

KOMENTE