Tiranë, 9 nëntor, NOA - Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, nga forcat e policisë së Tiranës, u realizua identifikimi dhe arrestimi në flagrancë tre personave, të cilët dyshohet se dje rreth orës 21.30’, tek blloku i pallateve në rrugën “1 Maj”, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë telefonin celular një personi, si dhe sendet e tij personale.
Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, tre të ndaluarit janë Albert Peposhi, 23 vjeç; Andrit Murraku, 19 vjeç dhe Markeon Paço, 23 vjeç; që të tre banues në Tiranë.
Ndërkohë nga puna e hetimore e kryer në ngarkim të tyre, rezultoi se të lartpërmendurit dysohet të jenë edhe autorë të disa vjedhjes në Tiranë, ku disave u kanë marrë shumën e parave prej 20.000 lekësh, ndërsa një tjetri i kanë marrë shumën e parave prej 15.000 lekësh, vjedhje këto tashmë të identifikuara dhe të dokumentuara më datë 04 nëntor 2010, në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t’i kalojnë prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprave penale të “Vjedhjes” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/25 të Kodit Penal, ndërkohë që po punohet intensivisht për të dokumentuar të tjera vjedhje të realizuara prej tyre.
n.e/NOA