English

Komisioneri Fyle: Zgjerimi në Ballkan, e bën BE edhe më të fortë

Bruksel, 9 nëntor, NOA – Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle, duke folur mbi raport-progresin për vendet e rajonit, ka bërë me dijeni projeksionet më të fundit të BE për zgjerimin. Sipas tij, zgjerimi e bën BE-në edhe më të fortë për të promovuar interesat e tij dhe rolin e tij në arenën globale, duke e kthyer në një ndër prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian.

“Paketa e zgjerimit që po publikojmë sot ka të bëjë me ecurinë e 9 vendeve. Zgjerimi është gjëja më e mirë për të promovuar vlerat e BE në rajonin e Ballkanit dhe bëhet në një kohë kur para pak kohësh kemi miratuar traktatin e Lisbonës”, vuri në dukje ai.

Më tej, Fyle vuri në dukje se kjo paketë përmban për herë të parë raport-progresin për Islandën, e cila ka dorëzuar në vitin 2009 kërkesën për anëtarësim, dhe se BE ka miratuar sot dy opinione për Shqipërinë dhe Malin e Zi, ndërsa sa i përket Serbisë, ai tha se së shpejti do të marrë Pyetësorin e Bashkimit Evropian.

“Për të qenë të suksesshëm, politikat e BE duhet të jenë të besueshme, - shtoi Fyle, -

por kredibiliteti ka të bëjë me vendosjen e kushteve strikte për vendet që janë kandidate dhe ato që pretendojnë të bëhen”... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE