Romë, 9 nëntor, NOA – Thuajse të gjitha mediat kryesore të huaja, i kanë lënë një vend të posaçëm ngjarjes tragjike të ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme pranë Fratarit, në aksin Fier-Ballsh.
Kështu, agjencia italiane e Lajmeve ANSA e paraqet gjendjen mjaft të rëndë të krijuar pas këtij aksidenti, duke dhënë edhe numrat konkretë të të lënduarve dhe viktimave.
Po ashtu, edhe mediat greke, nisur që nga gazetat, agjencitë por edhe televizionet kanë paraqitur detaje të shumta nga aksidenti në fjalë, duke u nisur më shumë edhe nga fakti që shoferi i automjetit të rrëzuar ishte një shtetas grek dhe se autobusi ishte i linjës Tiranë-Athinë, që lidhte kryeqytetet e dy vendeve fqinje.
n.e/NOA
Lexoni gjithcka mbi ngjarjen tragjikeSHIKONI TE GJITHA FOTOT TE GALERIA