English

Mediu: Asnjë pikë uji s’duhet të derdhet në mjedis, pa u trajtuar

Tiranë, 9 nëntor, NOA - Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, mori sot pjesë në konferencën “Investimet për Trajtimin e Ujërave të Ndotura në Zonat Bregdetare”,

të organizuar nga Dhoma e Tregëtisë Italiane dhe Ambasada Italiane, ku theksoi se pastërtia e ujërave bregdetare, por edhe ruajtja e mjedisit në përgjithësi, janë ndër prioritete të kësaj qeverisje.

Sipas tij, kjo është e lidhur me faktin se tashmë Shqipëria e ka përcaktuar qartë profilin e saj turistik, si dhe po përballet me një fluks turistësh gjithnjë në rritje.

Në fjalën e tij, ministri Mediu u shpreh se për të realizuar këto qëllime, ministria e Mjedisit ka përafruar në mënyrë të plotë direktivën e Bashkimit Evropian për mbetjet që përfshin dhe ujërat e ndotura.

Por, në këtë kontekst, ministri Mediu, nënvizoi se MMPAU nuk mund të veprojë e vetme, pa pasur këtu edhe ndihmën e pushtetit lokal, gjithashtu edhe përkrahjen e qytetarëve.

n.e/NOA

KOMENTE