Tiranë, 9 nëntor, NOA – “Ju bëj thirrje të vazhdoni të investoni në Shqipëri. Është një vend i përshtatshëm për turizëm, i pasur me burime minerare. Ka një natyrë shumë e mirë që një vend mund të ofrojë për të bërë biznes”.
Me këto fjalë, ministri i Ekonomisë Ilir Meta u ka bërë thirrje investitorëve të huaj të investojnë në Shqipëri si një vend i cili ofron lehtësira për bizneset.
Duke folur në konferencën “Doing biznes in Albania” ministri Meta ka theksuar se investitorët e huaj do të gjejnë një klimë mjaft të favorshme për të bërë biznes. Gjithashtu, ai theksoi se ekonomia shqiptare është ekonomi me stabilitet të plotë duke theksuar se qeveria shqiptare ka implementuar modele të huaja të cilat kanë pasur suksese në zhvillimin e ekonomisë së vendit.
n.e/NOA