English

Mirel: Parlamenti shqiptar nuk funksionon, mbetet sfida kryesore e politikës

Tiranë, 9 nëntor, NOA Update – Kur bie fjala për regjimin e vizave, tashmë të hequr për Shqipërinë, duhet të kujtojmë gjithmonë fjalën kredibilitet si edhe respektimin e kushteve të vendosura nga Brukseli, të cilat do t’i përmenden qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë nga vetë komisionerja Cecilia Malmstrom, e cila do vizitojë Tiranën ditën e premte.

Kështu u shpreh drejtori i Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian, Pierre Mirel, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.

Duke përmendur më pas pikat kryesore që përmbaheshin në progres-raportin e KE për Shqipërinë, ai tha se një ndër to është ajo që pohon se ekonomia shqiptare ka pësuar rritje, pavarësisht efekteve të krizës që përfshiu rajonin.

“Por kemi përmendur si një pikë tjetër mjaft të rëndësishme edhe rolin e Shqipërisë në rajon për qetësinë dhe stabilitetin”, tha ai.

Duke shtuar se Komisioni Evropian ka lënë disa prioritete që duhet të ndiqen nga pala shqiptare siç është respektimi i të drejtave të romëve, funksionimi si duhet i parlamentit të Shqipërisë etj.

Për parlamentin, konkretisht, ai tha se Bashkimi Evropian ka mendimin që ai nuk funksionon dhe prandaj ai paraqet një sfidë kryesore...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE