Tiranë, 9 nëntor, NOA – Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti sot n? takim ambasadorin e Austrisë n? Shqip?ri, Florian Raunig.
Haxhinasto, shprehu vlerësimin për marrëdhëniet, tradicionalisht shumë të mira, midis Shqipërisë dhe Austrisë, duke e cilësuar këtë të fundit, një avokate të mirë, mbështetëse të rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mbi të gjitha një nga vendet që kanë kontribuar dhe asistuar në dialogun tonë me BE-në, për procesin e liberalizimit të vizave në hapësirën Schengen.
Kurse ambasadori austriak, Florian Raunig, përgëzoi përfundimin me sukses të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë, të cilët kapërcejnë tanimë izolimin dhe afrohen gjithnjë e shumë me Evropën dhe vlerat e saj.
Ai rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij, me qëndrueshmërinë dhe seriozitetin e gjikohshëm, për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Bashkëbiseduesit ndanë mendime mbi procesin e integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe dinamikën që Austria ka ofruar në këtë proces, me ide konkrete, siç është edhe nisma e përbashkët austriake dhe gjermane, në bashkëpunim me Institutin Aspen, për organizimin e Konferencës për perspektivën e Evropës Juglindore që do të zhvillohet në Berlin, në datat 10-11 dhjetor 2010.
Ministri Haxhinasto, pasi nënvizoi vullnetin për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat me interes të përbashkët, vlerësoi mbështetjen në fushën e trajnimit të diplomatëve shqiptarë, pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës.
Ai çmoi, gjithashtu, kontributin e Forumit Ekonomik të Vjenës, për dimensionin e ri me të cilin pajisen marrëdhëniet ekonomike dypalëshe, në një kontekst të gjërë, nga hapësira e Adriatikut dhe deri në Detin e Zi.
Në përfundim të takimit, Haxhinasto dhe ambasadori Raunig, këmbyen mendime mbi bashkëpunimin për një axhendë të posaçme, për përpunimin e opinionit publik evropian, në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
n.e/NOA