English

Pasqyra e Shtypit, 9 Nëntor 2010

Tiranë, 9 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 9 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: infoçnoa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme vendimin e shumëpritur të liberalizimit të vizave me regjimin Shengen në Evropë, nga Bashkimi Evropian që u mor dje në një mbledhje të posaçme të ministrave të tij. Shoqëruar me të gjitha reagimet e politikanëve, si edhe foto e reportazhe të posaçme rreth kësaj ngjarje të madhe për shqiptarët. Ato paraqesin ndërkaq, edhe aksidentin tragjik të ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme në Fratar, në aksin Fier-Ballsh, ku mbetën të vdekur 9 veta si dhe u plagosën 41 të tjerë.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Bie autobusi, 8 të vdekur”, i cili citon detaje nga aksidenti tragjik i ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme në Fratar, në aksin Fier-Ballsh, ku mbetën të vdekur 8 veta si dhe u plagosën 41 të tjerë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Vizat & Statusi, PO qytetarëve, JO qeverisë ”, referuar vendimeve më të fundit të BE-së për shqiptarët.

“Aksidenti/ Drama e familjes Guma, prindërit dhe tre fëmijët në autobus”, është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Vendim historik/ Shqiptarët pa viza, që nga 15 dhjetori”, i cili tregon të gjitha detajet e marrjes së vendimit historik për heqjen e vizave.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Aksidenti/ Shoferi grek ishte i dehur, fliste në celular gjatë udhëtimit”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe “AIDS/ Burgjet: Nuk ka rrezik përhapje në qeli”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “BE refuzon Shqipërinë: Nuk plotësoi standardet”, i cili tregon sesi BE pritet të refuzojë sot statusin e anëtarësimit të Shqipërisë në mbledhjen e radhës.

“Ciklon në Sarandë, shkatërrohen varrezat publike”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje në rubrikën “sociale”.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Gafat e gjimnazistëve: Dante Aligeri jetoi në shekullin XX”.

“Aksidenti, autobusi në humnerë, 9 të vdekur dhe 41 të plagosur” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Diplomatë shqiptarë, me dy shtetësi”, i cili tregon sesi disa persona të shërbimit diplomatik kanë dy shtetësi, gjë e ndaluar sipas ligjit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Vizat, vendim unanim i 27 ministrave të BE-së/ Malmstrom: Do t’i monitorojmë”.

Ndërsa aksidentit fatal në Fratar, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Autobusi në greminë, 6 të vdekur dhe 23 të plagosur”.

“Hetimi/ Kontrabanda e naftës, ka mospërputhje shifrash” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Berisha: U KRY! ”, i cili i referohet deklaratës së bërë dje nga kryeministri Berisha, pas vendimit të marrë nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave me regjimin Shengen në Evropë.

Artikull tjetër i kësaj gazete në këtë kuadër është edhe ai me titullin “Telefonatat/ Edi Rama dështon në bllokimin e liberalizimit të vizave”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Aksident tragjik në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, 9 të vdekur, 41 të plagosur”.

n.e/NOA

KOMENTE