Tiranë, 9 nëntor, NOA – Partia Drejtësi dhe Unitet e njohur ndryshe si partia që mbron interesat dhe të drejtat e humbura të popullsisë çame në tokën e saj në Çamëri, ka ngushëlluar sot familjarët e viktimave të aksidentit të rëndë në rrugën kombëtare Ballsh-Tepelenë, ku gjetën vdekjen në rrugën përdrejt Athinës me autobusin Tiranë-Athinë, 9 persona dhe rreth 40 të tjerë u plagosën.
PDU shpreh dhimbjen ndaj njerëzve të humbur tragjikisht në këtë aksident mbrëmjen e shkuar, si dhe solidaritetin dhe mbështetjen e saj për t’u ardhur në ndihmë familjarëve të viktimave dhe të plagosurve.
Në mesazhin e ngushëllimit PDU shpreh falënderimin e saj për punën e mjekëve dhe punonjësve të ndërhyrjes së shpejtë dhe të gjithë ata që rendën të ndihmojnë të mbijetuarit e kësaj tragjedie, duke sfiduar vetveten për të shpëtuar bashkëatdhetarët që gjendeshin në momentin më të vështirë të jetës.Në këto çaste të vështira, PDU lutet që shpirtrat e viktimave të prehen në paqe dhe të plagosurit të shërohen sa më shpejtë.
mit/NOA
Lexoni gjithcka mbi ngjarjen tragjikeSHIKONI TE GJITHA FOTOT TE GALERIA