English

Petro Koçi: Në PS po bëjnë karrierë ata që sollën Berishën në pushtet

Tiranë, 9 nëntor, NOA - Në momentin që kur pikat e përbashkëta mes së majtës dhe dy figurave të saj Fatos Nano dhe Edi Rama janë më larg se kurrë, kreu i PSV Petro Koçi bën apel për bashkim.

Në një prononcim dhenë për mediat, Koçi kërkoi bashkimin e së majtës duke kërkuar që secila palë të bëjë autokritikë.

“Ka ardhur momenti që të gjitha partitë, fraksionet dhe personalitetet e së majtës socialiste të reflektojnë me përgjegjësi dhe shpirt autokritik. Mendoj se të gjithë, absolutisht të gjithë kanë se çfarë të korrigjojnë në rolin dhe marrëdhëniet mes tyre”, u shpreh Koçi.

Në analizën e tij, Koçi flet edhe për një sërë zhvillimesh që kanë ndodhur në Parinë Socialiste.

Duke mos dalë kundër prurjeve të reja në PS, ai shton se në këtë parti po bëjnë karrierë ata që hoqën qafe Fatos Nanon dhe Sollën në pushtet Berishën.

“E majta nuk mund të bashkohet as nëse nuk pranohet përgjegjësia e atyre që për hequr qafe Nanon ndihmuan ardhjen e Berishës në pushtet në 2005 ën dhe më pas kanë bërë e bëjnë karrierë nën siglën e PS dhe as nëse nuk hiqet dorë nga alternativa sipas të cilës për të hequr qafe Ramën le të rifitojë Berisha”, tha Koçi.

Duke kërkuar nisjen e një bashkëpunimi të madh mes të majtës, Koçi kërkon që Rama të marrë përsipër nisjen e një nisme për të gjetur kompromis mes gjithë palave.

“Natyrisht që për ti shërbyer pajtimit dhe mirëkuptimit Kryetari aktual i PS ka avantazhin e iniciativës. Kjo mund të realizohej së pari me një politikë e mesazhe pranimi të mendimit ndryshe në PS dhe përfaqësuesve kryesorë të tij dhe së dyti të shpalosen qëndrime të reja ndaj vlerave të pamohueshme të politikës së PS edhe në periudhën kur nuk e drejtonte partinë Edi Rama”, tha dje Koçi.

Koçi shprehet se si kryetar i Partisë Socialiste të Vërtetë nuk mund të gjykojë për zhvillimet brenda PS-së. Ndërsa ka kërkuar nga figurat e vjetra të selisë rozë që të mos e acarojnë më tej situatën me deklaratat e tyre.

“Sugjeroj që disa nga figurat socialiste të moshuara të heqin dorë nga hedhja e benzinës në zjarrin e inateve të vjetra apo të reja personale, se kështu nuk ndihmojnë as Ramën, as Nanon dhe as socialistët e thjeshtë. Shanset e bashkimit janë mes nesh. Me vullnet të mirë dhe kurajo mund t’ia dalim. Unë dhe PSV do punojmë vazhdimisht për këtë”, u shpreh Koçi.

n.e/NOA

KOMENTE