English

Prezantohet antologjia “Shqipëria tregon 1991-2010”

Tiranë, 9 nëntor, NOA – Antologjia “Shqipëria tregon 1991-2010” vjen një vit pas antologjisë tjetër të prozës, “Shqipëria kujton. 1944-1991”.

Në ndryshim nga përmbledhja e parë që synonte të jepte tablonë e Shqipërisë nën diktaturë nëpërmjet krijimesh shpesh dokumentare, ky libër i paraqet publikut 26 nga penat më të mira të prozës shqiptare sot, duke treguar njëkohësisht histori nga i ashtuquajturi tranzicion.

Promovimi i kësaj antologjie, përgatitur nga Ardian Klosi dhe Elsa Demo, do të organizohet ditën e enjte, më 11 nëntor në prezantimin e një libri të veçantë në një mbrëmje të veçantë në Teatrin e Metropolit, me praninë e disa prej autorëve të përfaqësuar në antologjinë “Shqipëria tregon”.

n.e/NOA

KOMENTE