English

PS, mesazh ngushëllimi për aksidentin fatal në Fratar

Tiranë, 9 nëntor, NOA - Partia Socialiste shprehu sot ngushëllimet ndaj familjarëve të viktimave të aksidentit të ndodhur dje në mbrëmje në aksin Fier-Ballsh.

“Shprehim më të sinqerta dhe hidhërimin më të thellë për aksidentin e mbrëmshëm tragjik, ku humbën jetën 9 bashkëqytetarë shqiptarë”, citon deklarata.

Duke shtuar se kjo është një humbje që ka tronditur rëndë të gjithë shqiptarët.

“Mendjet dhe zemrat tona shkojnë për të gjithë familjarët e viktimave si dhe për të gjithë burrat, gratë e fëmijët që ende në këto çaste po luftojnë me jetën dhe plagët e shkaktuara nga kjo tragjedi e rëndë”, përfundon ajo.

n.e/NOA

KOMENTE