Tiranë, 9 Nëntor, NOA - Ne kushte te destabilitetit atmosferik do te mbetemi edhe gjate te martes pasi i gjithe vendi do te jete me vranesira dhe shira ku me te dendur do te jene ne veriperenim dhe qender te territorit. Mesdita do te sjelle shtim te intensitetit te shirave ne jug te vendit.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Edhe pasditja do te vijoje me vranesira dhe shira te konsiderueshem ne te gjithe pjesen perendimore te Shqiperise ndersa ne verilindje dhe juglindje te vendit shirat do te jene me intensitete me te uleta. Edhe gjate nates vranesirat dhe shirat do te jene prezent ne te gjithe vendin. Temperaturat e ajrit do te pesojne renie te lehte ne mengjes por mesdita do te sjelle 2 grade renie te temperaturave ne te gjithe vendin. Era do të fryjë mesatare dhe e forte 55 km/h dhe drejtim perendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 6 balle.
Europa
Vranesirat dhe shirat do te dominojne serish ne pjesen me te madhe te kontinentit europian ku problematike situata do te mbetet ne jugperendim pasi reshjet do te bien me intensitet te larta. Ishujt britanike, Franca, Spanja do te kene serish reshje te konsiderueshme te shoqerura me stuhi te forta ere. Po ashtu, rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i ballkanit do te dominohen nga vranesira dhe shira te konsiderueshem si edhe shkarkesa rrufesh. Ndersa Europa Lindore dhe Skandinavia do te karakterizohen nga temperatura te uleta dhe reshje debore.
Ngjarje ekstreme në Europë
Italia do te mbetet me rrebeshe shiu dhe ere te forte;
Greqia alarmon stuhi me rrufe dhe shira te dendura;
Franca rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe stuhi te forta e re;
Spanja alarmon stuhi te forta ere dhe dallge te larta.
n.e/NOA