Shkodër, 9 nëntor, NOA – Uniformat blu të policisë së Shkodrës kanë vënë në pranga mbrëmjen e të hënës një 30 vjeçar, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë për trafikim dhe kultivim lëndësh narkotike.
Policia e Shkodrës njoftoi se ndalimi i 30 vjeçarit Kol Martini u realizua dje në orën 18.00, në lagjen “Perlat Rexhepi” të qytetit të Shkodrës.
Ndalimi i 30 vjeçarit nga fshati Barcoll i komunës Shllak dhe banor në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës, u finalizuar për shkak se ndaj tij më 28 tetor u mor masa e sigurisë arrest me burg, për veprat penale të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim si dhe kultivimit të bimëve narkotike.
mit/NOA