English

Topalli: Humbja e jetëve të aksidentit, dhimbje për të gjithë shqiptarët

Tiranë, 9 nëntor, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin në dhimbjen e familjeve të viktimave të aksidentit tragjik në aksin rrugor Fier-Tepelenë, ku humbën jetën 9 vetë dhe u plagosën 40 të tjerë.

Përmes një mesazhi kryeparlamentarja Topalli shpreh dhimbjen se lajmi për aksidentin në rrugën Ballsh-Tepelenë i ka tronditur të gjithë.

“Humbja e jetës së pasagjerëve ka shkaktuar dhimbje për të gjithë shqiptarët”, thekson zonja Topalli.

Ajo u shprehu në emër të Kuvendit të Shqipërisë, ngushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, si dhe u uroi të plagosurve shërim sa më të shpejtë.

mit/NOA
KOMENTE