Myanmar, 11 nëntor NOA - Dy partitë kryesore të opozitës kanë pranuar humbjen zgjedhore në Mianmar, duke akuzuar pushtetarët për manipulim në rezultatet e votimit.
Nga ana e saj, USDP njoftoi se kishte fituar zgjedhjet, të parat pas 20 viteve, me rreth 80% të vendeve në Parlament. NDF, dhe Partia Demokratike, në krahun tjetër kanë denoncuar për mashtrim.
Edhe Barak Obama ka akuzuar gjeneralët: "Është e papranueshme të vidhen zgjedhjet".
r.b/NOA