English

Ende të paidentifikuar autorët e vrasjes së dyfishtë në 4 rrugët e Shijakut

Durrës, 10 nëntor, NOA – Mbeten ende të paidentifikuar autorët e e vrasjes një natë më parë, të dy personave, atë e bir pranë shtëpisë së tyre që ndodhet në kryqëzimin e katër rrugëve të Shijakut.

Policia e Durrësit ka marrë në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes rreth 20 persona të cilët kishin lidhje me viktimat.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 18.00, në afërsi të katër Rrugëve të Shijakut, ku në rrugicën pranë banesës së tyre u ekzekutuan, atë e bir, 50 vjeçari Fatmir Sula dhe djali i tij, Izmir Sula, të dy lindur e banues në Komunën Xhafzotaj të Shijakut.

Sikundër mësohet policia ka ngritur grupin hetimor në përbërje të të cilit janë edhe specialistë të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Policia dhe prokuroria e Durrësit po vijojnë ende punën për zbulimin e autorëve të ngjarjes, e cila dyshohet të jetë për larje hesapesh.

mit/NOA
KOMENTE