English

Gjykata e Fierit, sot jep masën e arrestit për shoferin grek

Fier, 10 nëntor, NOA – Gjykata e Fierit pritet që të lëshojë sot masën e arrestit ndaj shoferit grek të autobusit, i cili u përmbys dy net më parë në një humnerë afër Fratarit në Fier dhe shkaktoi plot 9 viktima e 41 të tjerë të lënduar.

Fjala është për grekun me emrin Tomas Tsogas, për të cilin ekspertiza tha se shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit prej tij të drejtimit të mjetit.

Ndërkaq, në prononcimin e saj mbi ngjarjen, policia kishte vënë në dukje se nga kryerja e ekspertimit auto-teknik të mjetit rezultoi se sistemi i drejtimit të mjetit ka qenë në gjendje të rregullt teknike dhe funksionale.

Sipas policisë së Shtetit, matësi i shpejtësisë (taksometri) ka rezultuar funksional dhe shpejtësia e lëvizjes së automjetit në momentin e ndodhjes së aksidentit ka qenë rreth 60 km orë, brenda normave të lejuara për këtë segment rrugor dhe se sistemi i frenimit ka rezultuar të jetë i rregullt.

n.e/NOA

KOMENTE