English

Ikën me pushime, Drogba merr malarjen

Romë, 10 Nëntor, NOA – Pasi kishte marrë disa ditë leje, ai u largua me pushime për t’u kthyer i pushtuar nga sëmundja e malaries, që nuk dihet ku mund ta ketë marrë.

Kjo është ndodhia që i ka ndodhur së fundmi sulmuesit të ekipit të Çelsit, Didier Drogba.

Siç konfirmon vetë edhe trajneri i tij, Carlo Ancelotti, Drogba u kthye nga pushimet me malarie, por për fat tani është mirë.

Ai nuk ndihej mirë që muajin e kaluar dhe mungoi në ndeshjen ndaj Aston Villas, ndërsa ekipi refuzoi që ta merrte me vete në Rusi për të luajtur kundër Spartakut të Moskës.

n.e/NOA

KOMENTE