English

Irak, bombë në Qerbela dhe 10 persona gjenden të vdekur

Irak, 10 nëntor NOA - Është të paktën prej 10 personash të vdekur, bilanci i shpërthimit të një bombe në qytetin e shenjtë të Kerbala, në Irak.

"Bomba ka shënjestruar pelegrinët iranianë," - bëri të ditur kreu i këshillit krahinor të qytetit, Mohammed al-Moussaëi.

Të paktën 38 persona kanë mbetur të plagosur, një burim zyrtar nga policia dhe burimet mjekësore. Ndër pelegrinët iranianë, u ndanë nga jeta 6 prej tyre.

Njëzet, ka qenë numri i të plagosurve nga ky shpërthim sipas Ala Hamud, kreu i shërbimeve shëndetësore në krahinë, cituar nga Fars Iranit.

Shpërthimi ndodhi në qytetin verior të Kerbala, i cili ndodhet rreth 110 kilometra në jug të Bagdadit.

r.b/NOA

KOMENTE