Lezhë, 10 nëntor, NOA – Një person që shëtiste me një armë zjarri në rrugë është vënë në prangat e policisë së qarkut të Lezhës.
Personi i arrestuar është 25 vjeçari nga Shëngjini, Marjan Pjetri.
Uniformat blu të Lezhës e arrestuan Pjetrin pasi sot rreth orës 01.00 pas mesnate ai u kap me një armë zjarri pistoletë, një karikator me tetë fishekë, pikërisht në vendin e quajtur kryqëzimi i Urës së Matit.
Pasi e kishin kontrolluar oficerët e policisë së Lezhës e sekuestruan armën si provë materiale.
25 vjeçari po procedohet penalisht për armëmbajtje pa leje nga prokuroria e qarkut të Lezhës.
mit/NOA