Prishtinë, 10 nëntor, NOA – Lidhja Demokratike e Dardanisë ka reaguar menjëherë pas vendimit të dhënë nga gjykata e Prishtinës, e cila e dënoi kryetarin e saj, Nexhat Dacin, me një vit e gjysmë burg me kusht.
“Partitë politike me individë të udhëhequr nga paranoja e krimit dhe mafia po e rrezikojnë të ardhmen dhe perspektiven e vendit, shtetin e Kosovës që tashmë po e mbajnë peng. Nëntoka politike sot po udhëheq me shtetin, po udhëheq me drejtësinë, dhe këtu duam ta theksojmë se për fat të keq as strukturat dhe komponentet e EULEX-it nuk po qëndron imune”, thuhet në njoftimin e LDD-së lëshuar lidhur me një fakt të tillë.
Duke shtuar më pas se akt-gjykimet e montuara dhe të motivuara politikisht kanë qëllim të qartë rrënimin e kësaj pak elite politike dhe intelektuale që i ka mbetur Kosovës.
“LDD sot është me e vendosur dhe më fuqishme se kurrë më parë, dhe në këtë proces zgjedhor, LDD e prirë nga akademik Nexhat Daci dhe mbështetur nga qytetarët e Kosovës, nga të gjithë ata që Kosovën e duan vend të sigurt, pa krim dhe nëntokë politike, janë garanci se rruga e LDD është e sigurt drejt suksesit”, përfundon deklarata.
n.e/NOA