Prishtinë, 10 Nëntor, NOA – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, me anë të një telegrami, ka ngushëlluar kryeministrin Berisha dhe familjet e viktimave të aksidentit automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Ballsh - Tepelenë.
Më lejoni që në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e gjithë atyre jetëve në aksidentin e rëndë të komunikacionit të ndodhur në Ballsh”, thuhet në këtë mesazh.
“I bashkohemi dhimbjes së familjeve dhe gjithë popullit shqiptar për humbjen e më të afërmve të tyre”, citon më tej, kreu i ri i LDK-së, Isa Mustafa.
n.e/NOA