Bagdad, 10 nëntor, NOA - Një seri sulmesh në shtëpitë e krishterëve në Bagdad, kryeqytetin e Irakut, ka lënë të vdekur të paktën gjashtë persona dhe ka plagosur 33 të tjerë, kjo në bazë të një burimi nga Ministria e Mbrojtjes së Irakut.
Komuniteti i krishterëve në vend kohët e fundit ka qenë gjithmonë e më shumë objektiv i fundamentalistëve. Ankesë e dëshpëruar e Kardinalit: “Janë duke na sulmuar, na kërkojnë shtëpi më shtëpi”.
“Kanë qenë shpërthime të shumta të krijuara nga eksplozivë të punuar me dorë, madje dhjetë të tillë, që janë përdorur kundër shtëpive të të krishterëve në pjesë të ndryshme të Bagdadit”, - tha një zyrtar i Ministrisë së Brendshme.
Kjo është një valë e dytë e sulmeve në pak orë: të martën në mbrëmje, tri shtëpi që i përkasin të krishterët ishin objektive të sulmeve me bomba, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.
r.b/NOA