English

Muzeu i ri i Akropolit meriton çmimin ndërkombëtar për turizmin

Tiranë, 10 Nëntor 2010 NOA - Muzeu i Akropolit në Athinë është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “Projekti më i mirë turistik” për turizmin botëror të vitit 2010, nga “Shoqëria britanike e udhëtarëve që shkruajnë”.

Çmimi iu dorëzua Ministrit të Kulturës dhe Turizmit në Greqi, George Nikitiadis, gjatë një ceremonie që u mbajt me këtë rast në Londër më 7 nëntor.

Nikitiadis falënderoi organizatorët dhe gazetarët e reportazheve që shkruajnë nëpër udhëtime, të cilët kanë votuar për Muzeumin e Akropolit. Ministri ndodhet aktualisht në Londër të Anglisë për shkak se merr pjesë me Organizatën Kombëtare Greke të Turizmit në Panairin Botëror të Udhëtimit, që zhvillohet mes datave 8-11 nëntor.

Ndërtimi i muzeut u projektua dhe nisi në vitin 1989 me nismën e Melina Merkurit, kur morën pjesë 500 firma arkitektonike nga e gjithë bota.

***

Pas shumë peripecish punimet u arrit të përfundojnë e te perurohet qershorin e vitit 2009. Muzeu mund të përballojë goditje sizmike deri në 10 ballë të shkallës Rihter.

Muzeu mund të vizitohet nga 2.5 milionë njerëz çdo vit. Bileta kushton 5 euro, në ditë vizitash nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës, përjashtuar të hënat.

Muzeu i ri i Akropolit, vepra që është pritur prej mëse 33 vjetësh, ka hapur zyrtarisht dyert, fillimisht për personalitete të larta të Greqisë dhe nga e gjithë bota e ditët në vazhdim për të gjithë vizitorët.

Në ceremoni, ishin të pranishëm Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, kryeministri Kostas Karamanlis, ministri i Kulturës, Antonis Samaras.

Po ashtu, ishin të pranishëm personalitete nga e gjithë bota, mes tyre Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, presidenti i UNESCO, Koichiro Macura, etj.

Nga pala greke e morën fjalën ministri i Kulturës, Antonis Samaras, kryeministri Kostas karamanlis dhe presidenti Karolos Papulias. Gjithashtu përshëndetën celjen e muzeut, Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso si dhe presidenti i UNESCO-s, Koichiro Macura.

Për presidentin Karolos Papulias, ky muze, është pasaporta e grekëve.

Surprizë e këndshme për të gjithë të pranishmit përreth Akropolit dhe muzeut si dhe direkt, miliona shikuesve në të gjithë botën, ishte transmetimi i pamjeve nga Partenoni.

Ndërtimi i muzeut u projektua dhe nisi në vitin 1989 me nismën e Melina Merkurit, kur morën pjesë 500 firma arkitektonike nga e gjithë bota.

Gazeta, radio, agjenci lajmesh dhe televizione nga e gjithë bota, gjenden po ashtu në Athinë me gazetarët dhe kamerat e tyre, për të raportuar mbi hapjen zyrtare të muzeut.

Në raportet e gazetarëve, nuk mungon keqardhja për faktin se një pjesë e mirë e Partenonit, gati gjysma e tij, nuk gjendet në muzeun e ri, por në atë britanik, në Londër.

e.r/NOA
KOMENTE