English

Në ndjekje të hajdutit, përdoren imazhet e Google

Londër, 10 nëntor NOA/ Rid Bulku- Në ndjekje të hajdutit dhe kjo erdhi në sajë të një imazhi të kapur nga Google Street View. Policia në Derbyshire ka shpërndarë fotot me pamjen e një njeriu në një makinë të parkuar pranë një rulote të vjedhur prej 12 mijë sterlinash dhe thuhet se bëhet fjalë për një njeri i cili ka kryer shumë vjedhje.

Rulota ishte vjedhur në 2009, por imazhi është zbuluar vetëm këtë vit, kur djali i familjes që zotëron mjetin kërkoi shtëpinë e tij në Street View.

Në foton e kapur nga kamerat e gjigandit Mountain View, i panjohuri zbret nga një 4x4 ngjyrë të zezë ta parkuar pranë rulotës.

Për të mbrojtur privatësinë e tij, janë hequr targat e makinave dhe policia nuk është ende në gjendje të identifikojë automjetin dhe pronarin e saj.

"Ka qenë shumë zhgënjyese të mos dish numrin e targës dhe kjo pasi diçka e tillë do të ishte me të vërtetë tepër e rëndësishme në këtë çështje", - tha Rebeça Soanes, pronare e rulotës së bashku më bashkëshortin e saj David.

r.b/NOA

KOMENTE