Tiranë, 10 nëntor, NOA - Me kushte te paqendrueshme atmosferike ka nisur dita dhe kjo pritet te vazhdoje deri ne mesdite pasi vranesirat dhe shirat do te dominojne te gjithe territorin shqiptar. Sakaq, shira me te dendur do te konstatohen serish veri-veriperendimi i territorit.
Ndersa qendra dhe jugu do te kene vranesira dhe shira me intensitet me te dobet.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me shira me intensitet te larte ne veri dhe veriperendim duke e lene pjesen tjeter te territorit me vranesira dhe shira te dobet e afatshkurter. Ne kushtet e destabilitetit atmosferik do te mbetemi gjate nates dhe deri mengjesin pasardhes. Temperaturat e ajrit do te qendroje kontante ne mengjes ndersa mesdita do te kete 3 grade rritje te temperaturave ne te gjithe territorin e vendit. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe deri e forte ne det me shpejtesi 45 km/h dhe drejtim jugor- jugperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 5 balle.
Europa
Europa jugperndimore dhe nje pjese e qendres se kontinentit do te perfshihen nga nje sistem i fuqishem vranesirash dhe shirash te konsiderueshem ku problematike situata do te jete ne Poloni pasi rreshjet do te jene me intensitete te larta. Ne pjesen e dyte te dites ky sistem do zhvendoset drejt rajonit te mesdheut dhe gadishullit te Ballkanit ku vranesirat dhe shirat do te jene prezent edhe gjate nates. Ndersa Europa lindore dhe ishujt britanike do te dominohen nga kthjellime dhe vranesira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë
Italia jugore alarmon shira intensive dhe stuhi te forta ere;
Polonia rrezikohet nga reshje te dendura dhe ere te forte;
Europa qendrore rrezikohet nga mjegulla e dendur.
Spanja alarmon per ere te forte dhe dallge te larta.
n.e/NOA