English

Pasqyra e Shtypit, 10 Nëntor 2010

Tiranë, 10 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 10 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: infoçnoa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme vendimin e marrë dje nga Komisioni Evropian mbi shtyrjen për vitin e ardhshëm të kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidates. Shoqëruar me opinione të ndryshme mbi bllokimin e parlamentit nga opozita që shkaktoi këtë opinion negativ për statusin. Ato paraqesin edhe detaje të reja nga aksidenti tragjik në Fratar ku humbën jetën 9 persona.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Statusi, 12 shpullat e BE”, i cili citon kritikat e Komisionit Evropian në progres-raportin për Shqipërinë, ku ranë poshtë të gjitha pretendimet për marrjen sa më parë të statusit të kandidatit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Bashkim Fino: Ju rrëfej si u shtit me tender Vangjel Tavo”, referuar marrjes së pensioneve nga kategoria e ushtarakëve.

“Rruga e aksidentit, do të ishte bërë që në vitin 2005”, është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Arsyet e vendimit/ Statusi kandidat, BE refuzon Shqipërinë”, i cili tregon se cilat ishin arsyet e vërteta që Komisioni Evropian refuzoi dje statusin kandidat të Shqipërisë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Vëllai i Alfred Gumës: Erdhëm për dasëm, përfunduam në mort”.

Por lidhur me aksidentin e Fratarit, në këtë të përditshme do të gjeni edhe artikullin me titullin “Ekspertiza zbulon shkakun e aksidentit”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Brukseli: Shqipëria nuk zgjidhi krizën”, i cili tregon sesi Brukseli zyrtar nuk i dha dje dritën jeshile Shqipërisë për statusin e kandidates në Bashkimin Evropian.

“Shijak, sherri për tokën ekzekuton babë e bir”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje në rubrikën “kronikë”.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Ylli Popa: Ramiz Alia lejoi përgjimin tim nga Sigurimi i Shtetit”.

“Sherr të gjimnazi Arben Broci, me grushta dhe dërrasa mes nxënësve” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Pakti me Greqinë, takim pas dy javësh”, i cili tregon një intervistë të zv/ministres së Jashtme, Edit’h Harxhi, ku citon se çështja e marrëveshjes së ujërave me Greqinë nuk do ankimohet në Strasburg.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Skandali i Boboshticës/ Komuna stepet para memorialit grek”.

Ndërsa çështja e aksidentit të Fratarit, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Aksidenti lë pas shumë histori tronditëse, shoferi arrestohet në spital”.

“Dy ngjarjet e paralajmëruara në Bruksel” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Statusi i BE, peng i PS”, i cili i referohet vendimit të marrë dje nga Komisioni Evropian mbi shtyrjen për vitin e ardhshëm të kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidates.

Artikull tjetër i kësaj gazete në këtë kuadër është edhe ai me titullin “Kukan: Integrimi, protestat nuk ndihmojnë”, si dhe reportazhi “La Repubblica: Shqipëria, parajsa surprizë”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Pesha: Abonetë, dëmshpërblim për ditët e munguara”.

Ndërsa në rubrikën “kronikë” do të lexoni “Aksidenti me 9 të vdekur, kërkohet dëmshpërblim nga kompania”.

n.e/NOA

KOMENTE