English

Përmbytjet, këshillat që jepen nga MPPT për udhëtimet në Shkodër

Tiranë, 10 Nëntor 2010 NOA - Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton të gjithë përdoruesit e mjeteve rrugore, se si pasojë e reshjeve të shumta të shiut në ditët e fundit, në Veri të vendit, aksi rrugor Shkodër –Hani Hotit është përkohësisht i bllokuar për kalimin e mjeteve rrugore.

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Rrugëve, Shkodër dhe me firmën kontraktuese,e cila po zhvillon punimet në këtë aks rrugor, kanë marrë të gjitha masat teknike për riparimin e dëmit të shkaktuar nga reshjet e dy ditëve të fundit.

Menjëherë sapo niveli i ujit të ulet në kuotat normale, do të fillojnë punimet për riparimin dhe për bërjen funksionale të këtij aksi rrugor.

e.r/NOA

KOMENTE