Shkup, 10 nëntor, NOA - Euroambasadori Ervan Fuere sot para deputetëve dhe trupit diplomatik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë kërkoi falje për, siç tha keqkuptimin për shkak të përdorimit të termit “shtetëror” në vend të atij “maqedonas” në raport-progresin e KE-së.
Deputetët e partisë kryesore në pushtet, në prezantimin e sotëm të këtij dokumenti i bënë thirrje euroambasadorit, Ervan Fuere që të shpjegojë se pse në raportin e Komisionit Evropian nuk është përdorur termi "maqedonas", njofton agjencia e lajmeve INA.
Sipas tyre, kjo sjellje e Brukselit është diskriminuese dhe poshtëruese për qytetarët, dhe e vendos Greqinë në një pozitë më të mirë në procesin e negociatave për kontestin e emrit.
“ Ne kërkojmë falje për çfarëdo keqkuptimi. Dua të ju garantoj se apsolutishtë nuk ka ndryshim të politikë së Brukselit, sa i përket kësaj cështjeje. Nëse më pyesin se cila është gjuha e këtij vendi, unë do të them gjuha maqedonase. Besoj se kjo është vetëm një keqkuptim”, deklaroi Fuere.
NOA-INA