English

Reagimi i AMC për licencën 3G

Tiranë, 10 Nëntor 2010 NOA - Kompania e telefonisë celulare AMC, deklaroi sot se që prej lajmërimit publik të tenderit për një licencë të vetme 3G, ka shprehur rezervat e saj përsa i përket këtij procesi, në lidhje me faktin që krijon kushte monopolistike në treg, si dhe me çmimin e lartë për licencën (çmimi dysheme i tenderit ishte 12.5 milionë euro).

Për këto arsye, AMC vendosi të mos marrë pjesë në një proces që e konsideron të dëmshëm për tregun shqiptar të telefonisë celulare, i cili ndërkaq përballet me presione të mëdha nga ana e enteve rregullatore.

AMC beson se, pas zhvillimeve të fundit, bëhet e domosdoshme vënia në praktikë e deklaratës së Ministrit të Inovacionit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, z. Genc Pollo, për mbrojtjen e tregut nga situatat monopolistike, pasi vetë AKEP është shprehur se mbështet përdorimin e 3G vetëm nga një operator dhe nuk lejon roaming-un kombëtar.

AMC gjithashtu mbështet dhënien e menjëhershme të më shumë licencave 3G, me qëllim që të rikthehet konkurrenca në treg dhe të shmanget krijimi i një monopoli në segmentin e tregut të shërbimeve 3G, segment i cili është thelbësor për zhvillimin e vendit.

e.r/NOA

KOMENTE